Greqia druan nga eskalimi i gjendjes me refugjatët

Autoritetet në Greqi paralajmërojnë për thellimin afatgjatë të krizës me refugjatët në Detin Egje pas grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi.

Sipas gazetës “Etnos”, numri i refugjatëve në pjesën lindore të Detit Egje pas ngjarjeve në Turqi është rritur për 76 për qind në raport me muajt paraprak. gazeta e cilëson gjendjen si “infarkte”, për shkak të rreth 10 mijë refugjatëve dhe migrantëve të ngujuar në ishujt grekë.

Sipas shkrimeve të “Katimerini”-t, vetëm për disa ditë në ishujt grekë arrinin nga 80-85 njerëz në ditë.

“Ta nea” ndërkaq, shkruan se autoritetet kërkojnë qendra të reja pranimi dhe se procedura për risistemimin e refugjatëve po shkon shumë ngadalë. Organi qeveritar koordinues për përballje me krizën e refugjatëve kumtoi se në Greqi janë regjistruar 57.047 refugjatë, prej të cilëve 9.919 në ishujt në pjesën lindore të Detit Egje, ku në qendrat për vendosje ka 7.450 vende.

Sipas Organizatës ndërkombëtare për migrim, në Greqikëtë vit kanë arritur 160.888 migrantë dhe refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button