Vritet drejtori i Mis botës në Meksikë

Drejtori i konkursit për zgjedhje të bukurisë Mis botës në Meksiko, Hugo Ruben Kastelanos është vrarë në qytetin Kuliakan, në shtetin federal meksikan Sinaloa.

Kastelanos paraprakisht është rrëmbyer, së bashku me dy persona të tjerë, nga një kafiteri të diellën, vetëm disa orë pasi u bë zgjedhja e bukuroshes për këtë shtet federal.

Dy persona të tjerë, më vonë u liruan, por Kastelanos u gjet i vrarë me disa plumba, në një automjet të braktisur. Motivi i rrëmbimit dhe i vrasjes ende nuk dihet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button