Zaev: Nevojiten automjete për grumbullimin e sendeve të dëmtuara nga shtëpitë e përmbytura

Kryetari i LSDM-­së, Zoran Zaev sot i vizitoi zonat e përmbytura në Inxhikovë, Creshovë, Stajkovc dhe njoftoi se nga mëngjesi ekipet e komunës Qendër, Kumanovë dhe Strumicë i vazhdojnë aktivitetet nga dita e djeshme për ndihmë të popullatës nga Hasanbegu dhe Smillkovca.

“Përkundër automjeteve të specializuara që vijnë nga komunat që drejtohen nga LSDM-­ja, janë dërguar pesë kamionë të vegjël me peshë prej dy deri në pesë ton të cilat me të vërtetë do t’i ndihmojnë qytetarët që të ngarkohen të gjitha sendet e dëmtuara që nga shtëpit e tyre i kanë nxjerrë në oborret e tyre dhe para rrugëve. Më e madhe është nevoja për këtë dhe apelojmë që të dërgohen kamionë të tillë që të mund të hiqen sendet e dëmtuara nga vetë rrugët”, deklaroi Zaev duke i bërë apel komunave urbane sepse ato kanë mekanizma të tilla dhe automjete të specializuara.

Një gjë me rëndësi të veçantë, sipas tij, është që Qyteti i Shkupit dhe komuna e Gazi Babës të marrin vendim për stacione ngargimi për mbeturinat në afërsi të të gjitha venbanimeve të rrezikuara. Kjo do t’i ndihmojë qytetarët që më lehtë, në afërsi të vendbanimeve të tyre, t’i heqin mbeturinat dhe me automjete më tej ndërmarrjet komunale nga qyteti i Shkupit t’i mbartin në deponitë përkatëse.

“Sips vlerësimeve tona, kjo është diçka shumë e rëndësishme, përkundër ndihmës që e kanë të nevojshme qytetarët. Sot vijnë edhe disa maune me ujë, disa furgona me produkte të tjera ushqimore, që do të shpërndahen në të gjitha vendet”, theksoi lideri i LSDM-­së opozitare.

Në pyetjen nëse duhet që momentalisht të kërkohet fajtor për pasojat e motit të keq, ai u përgjigj se tani më e nevojshme është unitet dhe solidaritet i të gjithë të inkuadruarve në ndihmën e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button