DASH: Populli amerikan në këto momente është me Maqedoninë

Lidhur me vërshimet që kapluan Maqedoninë ku pati edhe viktima kanë reaguar edhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Në një prononcim të dhënë për media zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Elizabeth Trudeau, tha se SHBA në këto moment është me popullin në Maqedoni.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet për popullin në Maqedoni të cilët pësuan nga vërshimet e fundit.  Kjo popullatë është në mendjen dhe lutjet e popullit amerikan për dëmin e madh material dhe njerëzor që ju shkaktua”, ka deklaruar Trudeau.

Nga vërshimet deri tani zyrtarisht kanë humbur jetën 22 persona, ndërsa policia bëri të ditur se sot është vënë në kërkim të një foshnje 16 muajsh e cila rezulton të jetë e zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button