Kyrqi i Kuq: Prej sot vetëm ne do të ndajmë ndihma, mbyllen pikat jo-zyrtare

“Duke filluar prej sot, të gjitha pikat në të cilat mblidhet ndihmë humanitare për të prekurit nga vërshimet e 6 dhe 7 gushtit në Shkup dhe rrethinë, do të mbyllen”, informojnë nga Kryqi i Kuq, njofton Portalb.

Nga atje thonë se ndihmat për të prekurit, do të mblidhen nëpër magazina e Kryqit të Kuq në “Momi Potok” dhe në shkollën “Naum Naumovski Borçe”, ndërkaq prej atje aktivistët e Kryqit të Kuq, me kamionë, ndihmat do t’i dërgojnë drejt te qytetarët që kanë më së shumti nevojë.

“Të gjithë organizimin rreth donacioneve prej sot do ta merr Kryqi i Kuq. Çdokush që ka dëshirë të ndihmojë, atë mund ta bëjë në “Momi Potok” ose në shkollën “Naum Naumovski Borçe”, ndërkaq nga atje, me kamionë ndihmat do t’i dërgojmë shtëpi më shtëpi”, thonë nga Kryqi i Kuq.

Produkte më të nevojshme janë ushqimet e konservuara, ushqim për foshnje dhe pelena, ujë për pije, mjete higjienike, mjete për dezinfektim, lopata, çizme gome dhe kova.

Përndryshe, më parë në rrjetet sociale u paraqitën akuza dhe revoltë se ndihma humanitare e donuar nga qytetarët, të cilët vullnetarisht e kanë mbledhur në disa pika në Shkup, nuk u jepet atyre që kanë nevojë më shumti, por vendoset në mes të fshatrave dhe kështu merr çdo kush duke mos mbajtur llogari se kujt i nevojiten më shumë, ndërkaq numër i madh i banorëve të prekur nga përmbytjet nuk kanë mundur të arrijnë deri të uji, ushqimi dhe veshmbathjet. Disa qytetarë japin propozime që produkteve t’u vendosen shenja që të njëjtat të mos keqpërdoren për përfitime ose gjegjësisht të shiten, transmeton Portalb.

Deri më tani janë mbledhur 139.885 euro nga ë cilat, 52.30 euro janë mbledhur nga Fondi i Solidaritetit dhe 87.577 euro nga numri i telefonit për donacion.

Mjetet mund të dhurohen edhe në zhiro llogarin e Fondit të solidaritetit 300000001327966 DB 4030984271620 – Banka Komerciale.

Të dhëna për ato që dëshirojnë të donojnë në valutë të huaj:

NAME OF THE ORGANIZATION: MACEDONIAN RED CROSS

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA

BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11

SËIFT CODE: KOBSMK2X

IBAN CODE: MK07300701000001228

Nga Kryqi i Kuq, apelojnë deri te qytetarët që t’i ndjekin instruksionet për ndihmë që në mënyrë më efikase të menaxhohet me pasojat e përmbytjeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button