Fillon gara për titullin e 25-të, të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll

E diela zyrtarisht do të hapë kampionatin e 25-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, ku këtë sezon do të ketë ndryshim në garim, pasi 10 ekipet do të luajnë 36 ndeshje me dy xhiro. Sigurisht se kampionati i sivjetmë pritet të sjellë futboll më cilësor, me kthimin në Ligën e Parë të dy ekipeve si Pobeda dhe Pelisteri.

Skuadra e FC Shkupi sezonin e nisë me derbi ndeshjen kundër kampionit aktual Vardarit, ndërsa kjo përballje shkaku që Vardari është i dënuar për incidentin që ndodhi sezonin e kaluar në ndeshjen kundër Shkëndijës, do ta luajë në Strumicë. Edhe përkundër se nikoqirët nuk kanë lejuar të ketë tifozë mysafirë, ndeshja është shpallur e rrezikut të lartë, ndërsa luhet në mbrëmje me fillim nga ora 20:00.

Sot do të luhen edhe dy duele tjera, ku nga ora 17:30 do të takohen Bregallnica – Renova dhe Pobeda – Pelsiteri. Të hënën luajnë Sileksi dhe Shkëndija, ndërsa xhiro e parë do të kompletohet me duelin e të mërkurës, ku takohen Makedonija Gjorçe Petrov dhe Rabotniçki. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button