Aliji debuton me humbje në Bundesligën 2

Shije e hidhur në debutim për Naser Alijin. Mbrojtësi kuqezi e nisi si titullar sezonin te Kaiserslautern, në ndeshjen hapëse të Bundesligës 2 gjermane, ku skuadra e tij u mposht nga 4-0 në shtëpi nga Hannoveri.

Emocionet e debutimit, apo edhe ndoshta fakti që lojtarit nga Kumanova mund t’i nevojitet edhe pak kohë për të gjetur formën optimale fizike dhe për t’u ambientuar me realitetin e ri ku ndodhet, ndikuan në startin e sfidës. Në minutën e 16-të, Hannover shënoi golin e parë, me Maier, pas një aksioni ku Aliji nuk arriti ta largonte topin.

Ndeshja nuk kishte histori e pavarësisht shpresave të tifozëve të Kaiserslautern, në përmbysjen e disavantazhit, Hannover mbylli gjithçka në fraksionin e dytë të sfidës.

Në të 48-ën miqtë dyfishuan me Waldemar Anton, ndërsa në minutën e 63-të, Sobiech realizoi edhe golin e tretë. Sulmuesi polak realizoi edhe 6 minuta përpara fundit të ndeshjes, duke vulosur rezultatin final 4-0 në favor të Hannoverit.

Kaiserslautern dhe Naser Aliji do të provojnë të ndryshojnë ecurinë prej javës së ardhshme, ku i pret trasferta ndaj Würzburger Kickers, transmeton Supersport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button