Lëshohen mushkonjat e modifikuara gjenetikisht për të luftuar Zika-n

Është aprovuar lëshimi i mushkonjave të modifikuara gjenetikisht me qëllim të luftimin të virusit Zika në Florida, nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe në Amerikë (FDA), shkruan The Guardian , transmeton Klan Kosova.

Zyrtarë nga Florida kanë deklaruar që tashmë janë identifikuar 15 raste të infektimit me Zika nga mushkonjat në vend, konkretisht në lagjen Wynwood në Majami.

Hadyn Parry, drejtori ekzekutiv i “Oxitec”, kompanisë që krijoji mushkonjat e projektuara gjenetikisht, ka thënë që është shumë i kënaqur me aprovimin e FDA-se për fazën eksperimentale, njëkohësisht ka bërë thirrje që t’i jepet leja urgjente për lëshimin e tyre në Majami si masë kontrolluese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button