Vdes aktori i njohur shqiptar Demir Hyskja

Artisti i Popullit, Demir Hyskja, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e Elbasanit.

Hyskja gjeti vdekjen në moshën 79-vjeçare, ndërsa prej disa kohësh shëndeti i tij ishte rënduar dhe ishte shtruar në spital. Ai vuante nga disa sëmundje të rënda, tensioni i lartë, diabeti dhe veshkat.

Për më shumë se 30 vjet, Hyskja ka pasur role të shumëllojshme dhe të dalluara në filma të ndryshëm të kinematografisë shqiptare duke u mbajtur mend për më se 50 personazhe. Demir Hyskja është një aktor i mirënjohur shqiptar, i cili u lind më 1 janar 1937 në Elbasan.

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të urdhrave të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.

Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor. Demir Hyskja i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë si Sandër Prosi, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, etj.

Filmat ku ka marrë pjesë: “Dhe vjen një ditë” (1986), “Kronikë e atyre netëve” (1986), “Hije që mbeten pas” (1985), “Fushë e blertë fushë e kuqe” (1984), “Kohë e largët”(1983), “Një emër midis njerëzve” (1983) “Nëntori i dytë” (1982), “Shokët” (1982) “Dëshmorët e monumenteve” (1980), “Një ndodhi në port” (1980), “Me hapin e shokëve”, (1979, “Një natë nëntori” (1979) “Përtej mureve të gurta” (1979), “Gjyshi partizan” (1978), “Dollia e dasmës sime”(1978), “Një udhëtim i vështirë” (1977), “Fije që priten” (1976) “Pylli i lirisë” (1976), “Në fillim të verës”, (1975), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Shpërthimi” (1974), “Operacioni Zjarri” (1973), “Kur zbardhi një ditë” (1971), “Mëngjeze lufte” (1971), “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button