Deponia në Tetovë, i nxehti përkeqëson situatën (VIDEO)

Prania e deponisë në qytet në temperatura të larta lëshon gazra që ndikon në përkeqësimin e shëndetit të fëmijëve dhe qytetarëve me sëmundje kronike dhe të sistemit respirator. Mjekët u bëjnë thirrje personave të sëmurë që ti shmangin temperaturat e larta dhe të qëndrojnë më tepër në vend me ajër me të pastër.

“Prania e deponisë në brendësisë të qytetit në këta temperatura të larta lëshon gazra që ndikon tek shëndeti i qytetarëve me sëmundje kronike dhe të sistemit respirator dhe sidomos tek shëndeti i fëmije. Rekomandohet që kjo pjesë e shoqërisë në kohën kur temperaturat janë të larta nga ora 10 deri në ora 17 të mos qëndrojnë në qytet por të frekuentojnë vende ku ajri është më i pastër”, deklaroi Hatixhe Izairi mjeke e përgjithshme.

Të shqetësuar nga kjo situatë, banorët që jetojnë pranë deponisë së qytetet apelojnë deri tek Komuna e Tetovës që sa më parë të zgjidh problemin me mbeturinat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button