Ankaraja reagon ndaj kërkesave të zyrtarëve austriakë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlu Çavushoglu, sot e ka cilësuar  Austrinë si një epiqendër të racizmit radikal dhe ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të kancelarit Christian Kern, për shkak të sugjerimit të tij se Bashkimi Evropian duhet të ndërpret negociatat për anëtarësimin e Turqisë në union.

Në një intervistë për mediet turke, Çavushoglu hodhi poshtë komentet e Kernit, duke i cilësuar si të pahijshme, përcjell 21Media.

Ai gjithashtu paralajmëroi se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të qëndroi më 24 gusht për vizitë në Turqi, përkundër faktit se Presidenti Reccep Tayyip Erdogan më herët paralajmëroi se Kerry do të vizitojë Turqinë më 21 gusht.

Deklarata e Kernit u kritikua edhe nga ministri turk për Evropën, Omer Celik, i cili tha se është brengosës fakti se deklaratat e Kernit i ngjasojnë atyre që vijnë nga radhët e partive të ekstremit të djathtë.

Ndaj deklaratës së Çavushoglut sot reagoi ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurc, i cili tha se Ankaraja duhet të përzgjedh fjalet dhe kursin e vet të veprimit në shtëpi, si dhe të kryej detyrat e veta të shtëpisë./ 21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button