“Eco Guerilla” i dërgon kërkesë për informacion ministrit të Mjedisit Jetësor, Bashkim Ameti

Në bazë të nenit 4 dhe 12 të Ligjit për qasje të lirë deri te informacione me karakter publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, numër 13/ 1.2.2006 ), Organizata Joqeveritare “Eco Guerilla”, i ka dorëzuar kërkesë ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, në lidhje me çështjen e Jugohromit, transmeton Portalb.

Kërkesën në formë integrale mund ta lexoni më poshtë:

Duke u nisur nga fakti që ish-ministri i Mje

Bayern Munich, janë të gatshëm që t’i ofrojnë Robert Lewandowski’t një marrëveshje të re me përmirësime, por kampionet e Bundesligës nuk do t’i japin lojtarit paga “marramendëse”.

Bayern është i gatshëm që ta rifreskojë kontratën me Lewandowski’n dhe ka thënë se është në negociata me agjentët e tij.

Ky vendim i ekipit për një kontratë të re me lojtarin, vjen pas interesimeve të mëdha të Real Madrid’it dhe Paris Saint-Germain për Lewandowski’n.

“Kemi pasur një numër takimesh me agjentët e Lewandowski’t. Jemi gati ta rikuperojmë kontratën e tij. Definitivisht nuk do ta shesim por nuk do të paguajmë rrogat që i ofron Manchester City e Paris Saint-Germain. Japim rroga të mira, por ato të këtyre ekipeve, janë marramendëse”, ka thënë Rummenigge për Bild, transmeton Klan Kosova.

27 vjeçari Lewandowski, ka shënuar 30 gola në 32 paraqitje në Bundesligë, kur Bayern e fitoi titullin në Gjermani.

disit dhe Planifikimit Hapësinor në një nga prononcimet e tij të fundit për Jugohrom Ferroallojs deklaroi se asnjë pikë e Planit Operativ nuk është realizuar, e që afatin e realizimit e ka pasur deri më 30 Prill 2015, kërkojmë nga JU që të na informoni se çfarë është bërë nga Plani Operativ, sa ka bërë Jugohrom deri në këtë moment në instalimin e filtrave dhe në përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Plani Operativ i dhënë nga Qeveria e RM.

Udhëheqësia e Jugohromit në deklaratat për media, në vazhdimësi ka dhënë afate kontradiktore për përmbushjen e këtij plani operativ. Të gjitha këto kanë rezultuar si mashtrime dhe blerje kohe për opinionin publik. Jugohrom përditë qytetit të Tetovës i dhuron 30 ton pluhur. Afati përfundimtar nga Qeveria për vendosjen e filtrave skadon me 31 tetor, 2016. Nga ajo që duket në terren, është e qartë se asgjë nuk do të realizohet deri në këtë afat. Pse ne duhet të jetojmë përditë me 30 ton pluhur deri më 31 tetor? Kush do të mbajë përgjegjësi penale para drejtësisë kur do të konstatohet se nuk është realizuar vendosja e filtrave?

Herët a vonë zgjedhjet do të mbahen, llogaridhënia ndaj qytetarëve prej të cilëve do ta kërkoni votën, afrohet shumë shpejtë. Ata meritojnë të dinë se çka mund të presin nga të zgjedhurit e tyre.

Informacionin e kërkojmë në formë të shkruar me qëllim të informimit në kohë të qytetarëve të Tetovës dhe rajonit, në lidhje me aktivitetet e ndërmarra nga ky institucion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button