Dy persona të lënduar lehtë në shpërthimin në tubimin proqeveritar në Antalia

Në qendrën e qytetit turk Antalia, mbrëmë ka shpërthyer një bombë e punuar dore, që ka qenë e vendosur në stol, informoi televizioni Si-En-En Turk, i cituar nga TASS.

Lehtë janë lënduar dy persona, të cilët kanë marrë pjesë në tubimin proqeveritar i organizaur në këtë pjesë të qytetit. Të lënduarit menjëherë janë dërguar në spital. Në vendin e ngjarjes, që, sipas policisë, ndodhet në 150 metra nga Sheshi i republikës, po realizohen aksione hetuese.

Pas tentimit të pasuksesshëm për grusht të shtetit, që u realizua më 15 korrik, nëpër gjithë Turqinë po mbahen tubime për mbështetje të presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe qeverisë, ndërsa e kanë parullën “Në mbrojtje të demokracisë”.

Pritet që kulminacioni i këtyre aksioneve të jetë tubimi masiv, i caktuar për më 7 gusht në Stamboll, thekson TASS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button