Agjencia akuzon këngëtaren për mashtrim me biletat e lira të avionit për maqedonasit e SHBA-së

“Për çdo problem eventual gjatë udhëtimit, udhëtari është i obliguar të dorëzoj ankesë në Agjencinë turistike që të mund të shqyrtohet dhe të merr përgjigje”, reaguan sot nga “Storia Travel”, pas shkrimeve të “Meta” lidhur me biletat e lira të avionëve për maqedonasit që jetojnë në SHBA dhe Australi.

Ndryshe, siç kemi informuar më herët, maqedonasve që jetojnë në SHBA u janë marrë mjete financiare në dorë duke premtuar bileta të lira avioni deri në aeroportin e Shkupit. I tërë problemi është paraqitur gjatë festës së Vitit të Ri ku këngëtarja me prejardhje nga Prilepi, mysafirëve u ka ofruar bileta të lira në emër të avio- kompanisë “Austrian Airlines”.

Disa prej tyre tanimë rastin e kanë denoncuar në polici.

Nga Agjencia “Storia Travel” thonë se këngëtarja e folkut, Elena Jovçevska është e punësuar tek ta si referente për shitje dhe është nënshkrues i gjiro- llogarisë prej ku ka marrë rrogë dhe ka qenë e obliguar të punoj sipas Ligjit.

“Kërkojmë prej jush të dorëzoni dëshmi se Elena Jovçevska përmes portalit tuaj i ka dhënë deklaratat dhe nëse kjo është e saktë, ajo menjëherë do të suspendohet nga vendi i punës, do t’i merren të gjitha autorizimet dhe ndaj saj do të ngriten masa konform ligjit” thuhet në shkresën e “Storia Travel” për “Meta”.

Këngëtarja Jovçevska pohon se edhe ajo është e mashtruar nga shefja e Agjencisë.

“Unë punoja sepse ajo më luti sepse është kushërira e parë. Kur shkoja nëpër performanca, u ofroja bileta maqedonasve ndërsa paratë i merrte ajo. Çfarë ka bërë me ato më pas, nuk di. E di vetëm se jam e mashtruar” deklaroi Jovçevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button