Kumanovë, LR-PDSH: Kundër investimeve me karakter monoetnik, këshilltarët komunal shqiptarë të japin dorëheqje

Lëvizja për Reforma në PDSH- dega Kumanovë ka reaguar kundër investimeve në Kumanovë, siç thonë, me karakter monoetnik, transmeton Portalb.

“Lëvizja për Reforma-PDSH, dega Kumanovë reagon edhe njëherë dhe do te reagojë ne vazhdimësi duke ngritur zërin kundër fenomeneve diskriminuese të shfaqura përmes investimeve që bëhen në qytetin e Kumanovës e që në mënyrë të hapur shprehin karakterin monoetnik, ku të gjitha investimet modern qoftë në infrastrukturë apo objekte sportive destinohen në vendbanimet ku jetojnë popullsi e pastër maqedonase. Projekti i radhës me kosto të lartë milionëshe apo konkretisht 3.1 milion euro është pishina olimpike që u ndërtua në Kumanovë, pishinë kjo që do të shërbej për të rinjtë maqedonas dhe jo ato shqiptarë sepse dihet fati i shqiptarëve që shkojnë nëpër vende apo hapësira të tilla ku dominojnë maqedonasit, shumë lehtë mund të përfundojnë në spitale të goditur dhe të sulmuar nga huliganët maqedonas. Sikur të ishte vetëm ky projekt i tillë, por po të bësh një gjiro nëpër lagjet me popullsi maqedonase do të shohësh rrugë me trotuare të rregulluara e moderne, salla sportive, fusha të tenisit, hapësira të posaçme për vrapim, tani ju shtua edhe pishina olimpike e shumë projekte tjera ndërsa shqiptarët e shumë lagjeve të ndryshme nuk mund të kalojnë me vetura nga gropat e mëdha që janë hapur nëpër rrugët e shumë lagjeve e që për ironi të fatit I ngjajnë apo kanë marrë formën e “pishinave”, thuhet në reagim.

LR-PDSH, pyet publikisht këshilltarët, siç i quajnë, të përgjumur shqiptarë, me votën e të cilëve kalojnë këto projekte monoetnike, vallë për çfarë janë zgjedhur këshilltarë komunal?

“Pse kërkuat votën e qytetarëve shqiptarë të Kumanovës, ndërsa vazhdoni të na befasoni me projekte që shkelin interesin shqiptarë, keni lënë në harresë lagjet shqiptare, rrugët, trotuaret, kanalizimet etj., sepse pishinat olimpike dhe fushat e tenisit, për shqiptarët e Kumanovës janë vetëm një luks që asnjëherë nuk mundën t’i shijojnë”.

“Nëse e ndjeni vetën të pafuqishëm ekziston një mundësi e vetme për ju, dorëheqja nga pozita e këshilltarëve dhe nga koalicioni komunal, në të kundërtën jeni dhe do të mbeteni në histori si fajtorët kryesorë të këtyre projekteve qe shkelin interesin e popullatës shqiptare në Kumanovë”, përfundon reagimi./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button