Zidane jep siguri: Moratta nuk largohet nga Reali

Aventura e Alvaro Morattas do të vazhdojë në Madrid, aty ku ai u rrit dhe u formua si lojtar profesionist. Këtë e thotë vetë trajneri Zinedine Zidane ai që vendos veton dhe respekton dëshirën e lojtarit për të qëndruar në shtëpi.

“Moratta do të qëndrojë gjatë gjithë sezonit të ardhshëm sepse ne jemi krenarë që e kemi mes nesh. Ai tashmë është rikthyer në shtëpi”, theksoi trajneri kampion Europe, i cili siguroi gazetarët se Moratta nuk ka qenë dhe nuk është në shitje, transmeton Supersport.

Diskutimi për këtë çështje mbyllet përfundimisht dhe tashmë Moratta duhet të sigurojë vendin e titullarit edhe pse nuk do ta ketë të lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button