Kush i ka lënë pushimet në gusht? Kujdes, ja si do të jetë moti

Sot është dita e fundit e korrikut dhe shumë pushues ose janë nisur, ose janë gati të nisin pushimet në muajin e fundit të verës, i cili, sipas parashikimeve, do të jetë jo më pak i nxehtë. Sipas specialistëve të Institutit të Gjeoshkencave, gjatë kësaj fundjave termometri ka shënuar sërish vlera të larta, deri në 38 gradë celcius, ndërsa në fillim të javës, e cila përkon edhe me hyrjen e muajit gusht, temperaturat do të vijojnë të jenë në të njëjtat vlera, ndonëse në zonat malore dhe ato urbane nuk përjashtohen as reshjet lokale.

Ekspertët e IGJ-së lajmërojnë se gjatë muajit gusht, për shkak të thatësirës së madhe dhe temperaturave shumë të larta, nuk përjashtohen as rreziqet e zjarrit në disa vatra të njohura për mundësinë e lartë që shfaqin. Kështu, zonat e Fierit, Lushnjës, Sarandës dhe Delvinës duhet të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme për shkak se ҫdo vit bëhen rrezik i përhapjes së zjarreve.

I gjithë muaji gusht pritet të ketë temperatura të larta, ndaj të gjithë qytetarët që kanë zgjedhur të pushojnë këtë muaj pranë detit janë të favorizuar sepse moti premton diell. Edhe disa zona që mund të preken nga shira lokalë, nuk do të kenë ulje temperaturash, as problem për prishjen e pushimeve. Por kujdes! Shmanguni sa më shumë nga vatrat e zjarreve!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button