Skandaloze lista Zgjedhore për kontroll të votuesve të dyshimtë, ka gabime të shumta!

Nadica Rebulla që jeton në Qendër të Shkupit është e revoltuar sepse prill në adresën e saj ka arritur një njoftim se duhet të lajmërohet tek KSHZ sepse ajo është në listën e votuesve të kontestueshëm. Ajo i është përgjigjur ftesës, dhe u lajmërua në Komisionin Shtetëror të zgjedhjeve, ku dha dokumentacionin e duhur për të konfirmuar se është votues rezident, shkruan TV21.

Mirëpo, tre muaj më vonë, sërish e ftuan nga ky trup, sepse ende po dyshojnë në të.

Me listën zgjedhore problem i madh është paraqitur edhe me votuesit në Çair.

Baki Çupi, prej lindjes jeton në lagjen e Serovës. Ati i ka ra në sy, se në listën e votuesve të kontestuar figurojnë edhe fqinjët e tij me të cilët është rrit bashkë.

Edhe pse fqinjët e tij rrezikojnë të fshihen nga lista e votuesve për zgjedhjet e ardhshme, pak prej tyre kanë vendosur që të shkojnë për të vërtetuar të drejtën e tyre të votës.

LEXO: Votuesit shqiptarë më të rrezikuar për t’u fshirë nga Lista Zgjedhore (DOKUMENT)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button