Lëvizja BESA: Komuna e Bërvenicës para katastrofës mjedisore (FOTO)

“Në Komunën e Bërvenicës problem shqetësues për banorët përbën çështja e hedhurinave. Në çdo fshat të Komunës së Bërvenicës ka më shumë deponi të egra të hedhurinave të ngurta, të materialeve nga plastika, por edhe kemikate shumë të rrezikshme për mjedisin jetësor. Janë hedhur mbeturina përskaj rrugëve të fushave e të rrëzave malore gjithandej. Andaj, ekziston rreziku që, në rast të ndonjë reshje të dendur shiu, gjithë bërlloku i deponuar vite të tëra të vërshojë dhe të dalë në fshat, me ç’rast do të ketë pasoja të mëdha për banorët”, akuzojnë nga Lëvizja BESA.

Ata shtojnë se duhet theksuar se kryetari i Komunës, nuk ka bërë thuajse asgjë të vlefshme në fushën e menaxhimit të hedhurinave.

Ata përmendin një rast ku në fshatin Miletinë është pastruar një deponi e madhe e hedhurinave me iniciativën dhe kontributin e vet qytetarëve, por nuk ka pasur ndonjë aktivitet nga organet përgjegjëse komunale për këtë problem.

Reagon kryetari i Komunës Bërvenicës

“Ky është spekulim i pastër, nëse ata mendojnë që popullaritetin e tyre ta rrisin me këso pisllëqe e kanë gabim. Komuna e Bërvenicës për sa i takon menaxhimit të mbeturinave është shembull në rajon. Nuk ka deponi të egra, përveç individëve që ne s’mund t’i kontrollojmë është absolute. Ne kemi inspektorë komunal që të njëjtët i ndjekin, kemi koncesioner që e bën grumbullimin e mbeturinave”, kështu reagon kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti, në një deklaratë për Portalb, pasi që paraprakisht Lëvizja BESA,

Më shumë lexo: Kryetari i Bërvenicës u përgjigjet akuzave të Lëvizjes BESA: Janë gënjeshtra

Foto nga mbeturinat në Bërvenicë e siguruar nga, Lëvizja BESA
Foto nga mbeturinat në Bërvenicë e siguruar nga, Lëvizja BESA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button