fbpx

Kosova ka një javë kohë për të nisur emrat e lojtarëve në FIFA

“Gjendja është shumë e vështirë në këtë moment, pasi i kemi edhe 40 ditë para lojës së parë eliminatore dhe ende nuk kemi përgjigje nga FIFA se cilët lojtarë mund të ndërrojnë përfaqësuesen. Duhet që kjo përgjigje të vijë sa më parë dhe të jetë pozitive, natyrisht. Edhe tetë ditë më duhet ta dërgoj listën e lojtarëve në FIFA, kurse brenda 20 ditëve duhet t’i dërgojmë ftesat për lojtarët nëpër klube”, është shprehur trajneri Albert Bunjaki, të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

FIFA vazhdon të zvarrisë Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), duke mos i kthyer përgjigje se në cilët lojtarë mund të llogarisë pas pranimit. Por ajo ia ka dhënë një detyrim FFK-së, sikur edhe federatave të tjera.

Kosova është e obliguar ta dorëzojë listën me emrat e lojtarëve, në të cilët llogarit për eliminatoret e kampionatit botëror “Rusia 2018” më së largu deri të premten e ardhshme (5 gusht). Pas kësaj, FFK-ja ka tri javë kohë për të dërguar ftesat nëpër klubet evropiane për lojtarët që do t’i grumbullojë për ndeshjen e parë eliminatore, të cilën e luan pas 40 ditësh.

E përgjigjja e FIFA-s po e mban peng seleksionuesin e Kosovës, Albert Bunjaki. Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen e parë eliminatore për botërorin “Rusia 2018” do ta zhvillojë më 5 shtator në Helsinki kundër Finlandës.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close