Takim lamtumirës i ministrit Poposki me ambasadorin Orav

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki pati takim lamtumirës me ambasadorin e BE­së në Republikën e Maqedonisë, Aivo Orav.

“Ambasadori Orav tërësisht ishte i angazhuar në bashkëpunimin tonë, qoftë në fushën e reformave, politikave të BE­së dhe vendeve anëtare ose sërish në realizimin e projekteve të BE­së në Republikën e Maqedonisë”, ka theksuar Poposki.

Nga aspekti i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian gjatë mandatit të ambasadorit Orav, ministri Poposki ka theksuar se anëtarësimi i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian është kanal i mirë për kahëzimin e reformave afatgjate.

“Ne do të bashkangjitemi në Union e cila do të jetë shumë më ndryshe nga e tanishmja. Në ndërkohë çdo përmirësim në gjyqësi, efikasitet më i madh i administratës ose mbrojtje më e madhe e mjedisit jetësor, si BE standarde të njohura, për ne do të jenë më të rëndësishme nga vetë anëtarësimi. Në fusha të tilla kyçe me qëllim të realizimit të përparimit të përhershëm kemi bashkëpunim të rregullt me institucionet evropiane”, ka theksuar Poposki.

Duke i dëshiruar sukses të mëtutjeshëm në mandatin e tij të ri, ministri Poposki ka shprehur falënderim nga angazhimi i tij i deritanishëm profesional si ambasador i BE­-së në Maqedoni. Njëherit ambasadorit Orav i është dhënë mirënjohje për angazhimin e tij diplomatik në emër të BEsë nga viti 2012 deri tani, citohet në kumtesën e sotme të MPJ­-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button