Nepal, të paktën 54 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Një zyrtar i qeverisë tha se nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, të cilat u shkaktuan nga shirat e dendura në dy ditët e fundit, jetën e kanë humbur të paktën 54 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Yadav Prasad Koirala, tha se të paktën 20 persona janë zhdukur dhe se qindra të tjerë janë zhvendosur pasi që lumenjtë e dalë nga shtretërit e tyre kishin përmbytur vendbanimet.

Ushtarët dhe vullnetarët janë duke përdorur varka gome për të shpëtuar njerëzit që mbetën të rrethuar nga uji, ndërsa me ndihmën e helikopterëve po bëhet shpërndarja e ushqimit.

Koirala tha se situata është shumë e rëndë në tetë rajone dhe se në disa zona për shkak të përmbytjeve janë ndërperë drejtimet rrugore.

Në Nepal dhjetëra mijëra njerëz ende jetojnë në tenda pas tërmetit shkatërrues, i cili vitin e kaluar goditi vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button