Maqedoni, “Mundio” operator i ri virtuel në Maqedoni

Ministri për Investime të Huaja Arlind Zeqiri në kuadër të programit të punës sot realizoi takime me Jose Enrique Nieto Puertola, drejtor për zgjerim dhe zhvillim të kompanisë “Mundio”, ku mes tjerash konfirmoi interesin dhe planet e tyre investuese që i kanë në Maqedoni, njofton Portalb.

Gjtashtu në këtë takim Zeqiri u dakordua për kërkesat e kopanisë së tyre që kanë të bëjnë me investimin e tyre në Maqedoni dhe t’ju ndihmojë me mbështetje në formë institucionale deri në realizimin përfundimtar të projektit të tyre.

“Mundio” është një ndër kompanitë më të mëdha botërore në sferën Mobile Virtual Network Operation (MVNO) pjesë e së cilës është edhe “Vectone Mobile Group”, i cili gjithashtu njihet si operatori virtual kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar, ata ofrojnë shërbime ndërkombëtare në telekomunikimin celular dhe operojnë në 9 shtete edhe atë në Britani të Madhe, Francë, Holandë, Austri, Belgjikë, Suedi, Danimarkë, Portugali dhe Republikën Çeke, ku gjithashtu janë në fazën përfundimtare të hapjes së aktiviteteve të tyre në Qipro, Serbi, Itali dhe Zvicër.

Sipas të dhënave të Ministrisë për Investime të Huaja bisedimet dhe kontaktet kanë zgjatur disa muaj e deri në ditën e sotme. Kompania “Mundio” vendosi që të investojë në Maqedoni ku sipas projektit fillestar dhe analizave të tyre bazike do të investohet rreth 3 deri me 4 milionë euro dhe fillimisht do të realizojnë 30-40 vende të reja pune. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button