Takim lamtumirës i euroambasadorit Orav me Zaevin

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendëskryetarja Radimila Shekerinska dhe sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski sot u takuan me euroambasadorin në largim, Aivo Orav.

Siç njoftoi LSDM-ja, Zaev e ka falënderuar Oravin për, siç u theksua, angazhimin e tij për ripërtëritjen e proceseve demokratike në Maqedoni dhe posaçërisht për angazhimin e tij në përpjekjet për zgjidhjen e krizës së thellë politike në Maqedoni.

“Në takim bashkarisht u konstatua se zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare duhet të jenë të rregullta dhe këto zgjedhje, për të cilat nevojitet të respektohen afatet dhe të mbahen sipas asaj që është paraparë në dhjetor, janë sfidë serioze për Maqedoninë, nëse do të ecet drejtë ardhmërisë stabile. Opsioni i kundërt është i padëshiruar dhe i rrezikshëm edhe për qytetarët edhe për shtetin në secilin aspekt”, theksohet në kumtesën e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button