MF-ja paralajmëroi padi për palët e involvuara në lidhje me dhënien e euroobligacionit

Ministria e Financave thekson se euro-obligacioni është dhënë në pajtim me ligjet dhe procedurën të cilat janë zbatuar për dhënien e katër euro-obligacioneve paraprake, qëndron në reagimin nga Ministria dikasteriale si përgjigje e kumtesës së sotme të LSDM-së.

Megjithatë, theksohet, LSDM-ja vazhdon me pohimet e saja të pabaza në lidhje me procedurën për lëshimin e euro-obligacionit me të cilat e prish edhe autoritetin ndërkombëtar të vendit.

“Me qëllim që të mbrohet edhe autoriteti i institucionit të Ministrisë së Financave dhe të vendit, Ministria e Financave do të ngrejë padi të duhura deri te të gjitha palët e involvuara të cilat me shpifje kontribuan për prishjen e reputacionit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e MF-së dhe nënvizohet se në pajtim me Kodin penal, kallëzimi penal mund të shtrohet edhe për paraqitje të rreme të veprave penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button