Nuk dihet për çka, mirëpo fajtor është LSDM-ja

[Recension: Filluan bllokadat për zgjedhjet: LSDM-ja nuk pajtohet me ndryshimet e propozuara të Kodit zgjedhor]

Ai që shpresonte se pas marrëveshjes së katër partive do të qetësohen pasionet, madje edhe mediet, është gënjyer. Kjo u dëshmua 48 orë jo të plota pasi përfaqësuesit e partive të buzëqeshur dolën nga Klubi i deputetëve dhe theksuan se janë bërë “hapa të mëdhenj” për përmirësimin e gjendjes në sferën e medieve. Mirëpo, nuk doli ashtu. Me këtë tekst u pa menjëherë se nuk do shkojë gjithçka aq lehtë.

sdsm izboren zakonik vinovnaLinku deri te artikulli origjinal: Filluan bllokadat për zgjedhjet: LSDM-ja nuk pajtohet me ndryshimet e propozuara të Kodit zgjedhor

Data dhe koha e publikimit: 22.07.2016, 11:29

Data e recensionit: 22.07.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

QËLLIMI ËSHTË I QARTË

Artikulli ka një qëllim të vetëm – ta njollosë partinë opozitare. Me burimet që nuk janë precizuar në mënyrë të plotë, të cilat gjoja janë nga Kuvendi (pa i përmendur me këtë rast më saktë, se a janë burime partiake apo nga shërbimet administrative) teksti vetëm le përshtypje se bëhet fjalë për një porosi “nga lartë”.

“Siç kupton Press24 nga burime kuvendore, koordinimi që e kishin grupet parlamentare sot paradite te kryetari Veljanovski, është ndërprerë pasi grupi parlamentar i LSDM-së nuk është pajtuar me ndryshimet e propozuara në Kodin zgjedhor, të cilin mbrëmë, zëvendëskryeministri Nikolla Todorov, në përputhje me marrëveshjen dhe ia ka dërguar zëvendës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska”.

Me çka nuk është pajtuar LSDM-ja? Cila pjesë e ndryshimeve të propozuara në Kodin zgjedhor? Sipas cilës marrëveshje Todorovi është dashur t’ia dërgojë Sheqerinskës versionet punuese? Në këtë pyetje nuk ofrohet pyetje. E kush duhet të përgjigjet në to? Gazetaria është profesiona që nuk ofron pyetje, por kërkon përgjigje. Në këtë tekst kjo mungon. Që është edhe më keq, teksti nuk ka koment nga palët e interesuara. Jo vetëm që nuk ka qëndrim nga LSDM-ja, por reagim për këtë nuk është kërkuar (ose së paku nuk përmendet se kjo ka ndodhur) as nga VMRO-DPMNE-ja.

Përndryshe Kodi i gazetarëve që në nenin e parë parasheh:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë me interes publik.

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

Saktësia e informatës duhet vërtetuar sa më shumë që është e mundur.

SIÇ ËSHTË FILLIMI, ASHTU ËSHTË EDHE PËRFUNDIMI

Teksti vazhdon në mënyrën e njëjtë deri në fund – LSDM-ja është fajtore për gjithçka, mirëpo nuk dihet pse. Sikur pak të ishin interesuar, ndoshta edhe do të merrnin informata konkrete.

Теksti duhet të jetë objektiv dhe përmbajtësor. Një paraqitje telefonike nuk do t’i kushtonte askujt asgjë. Nëse tekstin e ka shkruar ndonjë raportues nga Kuvendi, më lehtë ka mundur të arrihet deri te informatat. Prandaj edhe ky tekst është nën dyshim të madh se është real.

Теkstet duhet gjithmonë të jenë precize dhe të përgatiten sipas standardeve profesionale. Kështu del se shkruhen vetëm sa për të shkaktuar dëm. Dëmi që do t’i shkaktohej LSDM-së, është, para së gjithash, brengë e partisë, mirëpo dëmi për gazetarinë është i papërmirësueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button