Meta falenderon Fleckenstein: Roli juaj, vendimtar për suksesin e reformës

Kryparlamentari Ilir Meta ka falënderuar eurodeputetin Knut Fleckenstein për mbështetjen e dhënë në funksion të miratimit të reformës në drejtësi.

Në një bisedë telefonike, Meta e ka falenderuar eurodeputetin për rolin dhe mbështetjen e tyre për këtë reformë historike.

“Roli juaj ishte vendimtar per konsensusin. Mirënjohje për përkushtimin tuaj. Tani kemi një perspektivë europiane të qartë”, është shprehur Meta, transmeton Standard.al

Me konsensus të plotë, Kuvendi miratoi draftin me ndryshimet kushtetuese për reformimin e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button