KH: Para zgjedhjeve, me inicim të partive politike rritet numri i dhunës nga urrejtja

Sipas raportit më të ri të Komitetit të Helsinkit, numri i rasteve të dhunës nga urrejtja është në ulje, por praktika tregon se ky numër rritet gjatë periudhës parazgjedhore, njofton Portalb.

“Nga këtu ne vlerësojmë se partitë politike të cilët luftojnë për të marrë vota edhe nga pala maqedonase, por edhe nga ajo shqiptare, iniciojnë këso vepra penale nga dhuna, që më pas të mund të tregohet si mbrojtës të popullit të tyre, gjegjësisht të përkatësisë së tyre etnike, ata kështu fitojnë pikë dhe vota gjatë periudhës parazgjedhore”, deklaroi, Vojisllav Stojanovski, nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Këtë vit, KH ka regjistruar numër të rritur të dhunës nga urrejtja në shkurt dhe mars, gjegjësisht gjatë periudhës kur Kuvendi ka votuar për vetë-shpërbërje dhe kur pritej të mbahen zgjedhje në qershor, transmeton Portalb.

“Ashtu siç caktohen zgjedhjet, ashtu menjëherë rritet numri i veprave penale të kryera nga urrejtja edhe atë të njëjtat që i kemi regjistruar në vitin 2013 dhe 2014. Të rinjtë fillojnë të sulmohen nëpër shkolla, në autobusë dhe të ngjashme”, thotë Stojanovski.

Përveç dhunës nga urrejtja në bazë etnike, gjatë viteve zgjedhore dominojnë edhe dhunat ndërmjet personave me përfaqësim të ndryshëm politik, të cilët sipas KH-së, përsëri janë të iniciuara nga partitë.

Edhe pse OSBE dhe ODIHR si dhe Komisioni Evropian ka dërguar rekomandime, Maqedonia ende nuk disponon dhe nuk i selekton bazë zyrtare statistikore për dhunën nga urrejtja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button