LAMM: Të udhëtohet në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes për shkak të temperaturave të larta

Nga Lidhja Automoto e Maqedonisë për shkak temperaturave të larta rekomandojnë udhëtim në orët e hershme të mëngjesit dhe mbrëmjes, me pushime më të shpeshta dhe konsumim të më shumë pijeve joalkoolike.

Prej atje informojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata. Rekomandojnë ngasje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit.

Nga LAMM informojnë se intensiteti i komunikacioni në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button