Doli në qarkullim libri, “Libër mes librash” (Përmbledhje vështrimesh dhe recensionesh) i autorit Ardian Ramadani

Këto ditë këndit të librave iu shtua edhe një libër i ri, një libër i veçantë për nga lloji dhe për nga rëndësia, ngaqë janë të rrallë librat që marrin guxim brenda barkut të saj t’i trajtojnë librat tjerë. Me rastin e këtij botimi, autori shprehet: “Duke qenë i vetëdijshëm se fjala e shkruar mbetet, duke marr përgjegjësinë për çdo shkronjë të vënë në këtë libër, dua të ndaj një thënie të shkrimtarit francez Gustave Flaubert me lexuesit e këtij libri “Mos lexoni siç bëjnë fëmijët, për t’u zbavitur apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni.” Ky libër është libër i pestë me radhë i autorit i cili është përkthyes dhe publicist.

Titulli: Libër mes librash(Përmbledhje vështrimesh dhe recensionesh)

Recensentë: Zeqirija Ibrahimi dhe Milazim Krasniqi.
Redaktor: Iljasa Salihu
Redaktor gjuhësor: Arsim Jonuzi
Korrektura: Flutura Kota
Ballina: Milaim Mustafa
Botues: Shoqatën për Arsim dhe Kulturë “Lexo”, me qendër në Kumanovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button