Ted Cruz: Nuk do të mbështes Donald Trump

Senatori Ted Cruz refuzoi të mbështesë mbrëmë kandidatin republikan për president, Donald Trump në Kuvendin e Partisë, duke shkaktuar thirrje të zemëruara mes mbështetësve të të nominuarit në zgjedhjet presidenciale, e duke krijuar hapur plasaritje në fasadën e unitetit të partisë që ishte ndërtuar me shumë kujdes në prag të Kuvendit në Klivlend.

Aq shumë u ndez atmosfera, sa delegati republikan Ken Cuccinelli është detyruar ta shoqërojë të shoqen e Cruzit, Heidi, jashtë sallës për shkak të shqetësimeve mbi sigurine e saj.

Cruz nuk u shpreh në Konventë në mbështetje të Trumpit dhe përgjatë gjithë fjalimit të tij, miliarderin e përmendi vetëm një herë, duke ngjallur reagimin e ashpër të simpatizantëve të 70-vjeçarit.
Trump dhe Cruz patën debate të hidhura gjatë betejës për nominimin republikan, të cilat në mjaft raste, u kthyen në sulme personale. Gjatë fushatës për emërimin partiak, Trump përdori fjalë fyese ndaj pamjes së jashtme të bashkëshortes së Cruzit e la te kuptohej se babai i tij ishte me vrasësin e Presidentit John F. Kennedy para se të ndodhte vrasja në Dallas në vitin 1963.

Një tjetër ish-rival i Trumpit megjithate, senatori Marco Rubio nga Florida, foli në Kuvend me një video mesazh dhe e vlerësoi manjatin për angazhimet e tij në ruajtjen e sigurisë kombëtare, uljen e taksave dhe emërimin e gjykatësve konservatorë në Gjykatën e Lartë.

“Koha për të luftuar njëri-tjetrin ka mbaruar. Është koha për të luftuar për një drejtim të ri për Amerikën. Është koha për të fituar në nëntor!”, tha Rubio, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button