Meta i drejtohet Lu: Unë nuk bëj lojë!

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Ilir Meta iu drejtua ambasadorit amerikan, Donald Lu, që po ndjek punimet së bashku me Vllahutin nga lozhet e sallës, ku e garantoi për votat e LSI-së për reformën në drejtësi.

“Dua t’i them ambasadorit amerikan mos dëgjo lartë e poshtë që Meta bën lojë! Ilir Meta nuk bën lojë! E kam thënë që të 20 votat e LSI-së do të jenë për reformën, por duhet konsensus dhe e vetmja mënyrë për të gjetur konsensus është sipas Venecias”, tha ai.

Kreu i Kuvendit tha se beson në gjetjen e një marrëveshjeje.

“Besoj tek përgjegjshmëria e Edi Ramës që ka qenë më konstruktivi në këto bisedime dhe besoj shumë tek përgjegjshmëria e Lulzim Bashës”, u shpreh

Meta e mbylli seancën duke ftuar ambasadorin Donald Lu që së bashku të sqaronin disa çështje me Lulzim Bashën. /Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button