Ancelotti: Debutimi në “Allianz Arena” ishte si ditën e parë në shkollë

Trajneri italian Carlo Ancelotti thotë se në prag të debutimit të tij të mbrëmshëm në pankinën e Bayern Mynihut në “Allianz Arena” ndihej sikur po përgatitej për ditën e parë në shkollë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ancelotti debutoi me sukses edhe atë me fitore ndaj Manchester Cityt, ekip të cilin tani e udhëheq Josep Pep Guardiola, paraardhësi i tij në pankinën e ekipit bavarez.

Golashënues për fitoren e Bayernit me rezultatin 1:0 ishte futbollisti i ri i kombëtares gjermane Erdal Ozturk në minutën e 76-të.

“Isha shumë i emocionuar si në ditën time të parë në shkollë. I njoh tifozët e Bayernit dhe stadiumin. Atmosfera ishte fantastike dhe besoj se ne mund të arrijmë shumë së bashku. Ne kishim një fillim mjaft të mirë në aspektin e lojës tonë. Natyrisht, është gjithmonë e vështirë të luash kundër një kundërshtari të fortë siç është Manchester City. Pavarësisht që ndeshja u luajt në fazën e hershme kemi luajtur shumë mirë. Treguam se aktualisht jemi në gjendje të mirë, por kemi kohë që të gjitha këto edhe më tej ti përmirësojmë”, ka thënë Ancelotti për mediat gjermane.

Ancelotti në karrierën e tij të trajnerit ka udhëhequr klubet si Reggia, Parma, Juventus, Milan, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid. Ka fituar titullin e kampionit të Italisë, Anglisë dhe Francës ndërsa në krye të Evropës arriti dy herë me Milanin dhe një herë me Real Madridin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button