De Biasi tregon se kush do të largohet nga kombëtarja për Kosovën

Gianni De Biasi beson se vetëm një lojtar i Kombëtares shqiptare do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës

Kalimi i ndonjë lojtari nga Kombëtarja shqiptare te përfaqësuesja e Kosovës, është një temë e “nxehtë” në të dy vendet. Dhe mundësitë që të ketë të tilla lëvizje janë shumë të mundshme.

De Biasi ka bërë të ditur se njëri nga lojtarët, të cilët i kishte lënë jashtë Euro 2016, Berat Gjimshiti, Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica, do t’i bashkohen Kosovës, por nuk ka cilësuar lojtarin.

Më parë, Albert Bunjaki tha se De Biasi po i bën presion lojtarëve kosovar që të zgjedhin ekipin kuqezi.

“Nuk di si të komentoj ato që ka thënë Bunjaki. Nëse e thotë këtë, është sepse mbase ka folur me ndonjë nga lojtarët. Mes atyre që kanë qenë në Francë dhe atyre të katërve që kanë qenë në Austri, vetëm një do kalojë në anën tjetër”, ka deklaruar ai.

“Kush qëndron te Shqipëria, është sepse ka zgjedhur ngjyrat tona i bindur që është një lojtar që të mund të ndihmojë për të realizuar objektivat që kemi për të arritur në “Rusi 2018”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button