LSDM kërkon nga MBPEU të ndihmojë në blerjen e grurit dhe qumështit

LSDM i bën thirrje Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave t’u dalë në ndihmë bujqve gjatë blerjes së grurit, qumështit dhe prodhimeve të tjera bujqësore, ta rrumbullaksojë vlerësimin e dëmeve nga breshëri dhe përmbytjet që e përfshinë Krushevën dhe t’i kompensojë prodhuesit e këtij rajoni.

LSDM njëherit aplikon dhe pret, ashtu siç kumtoi kryetarja e komisionit partiak për bujqësi Tatjana Prentoviq, Inspektorati shtetëror për bujqësi t’i përforcojë kontrollet dhe të përgjigjet në kompetencat ligjore.

“Presim që Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë do të ndihmojë për blerje objektive dhe joselektive të grurit, që ky proces të shkojë në kontribut për të dyja palët”, deklaroi Prentoviq e cila së bashku me anëtarin e Bordit ekzekutiv të LSDM­-së Lupço Nikollovski e vizitoi fshatin Buçin, Krushevë.

Sipas Prentoviq, bujqit nuk janë të kënaqur nga tetë denarë të dakorduara për kilogramë gru, ndërsa janë ankuar edhe në paraqitjen e shpeshtuar të, ashtu siç thanë, të blerësve të licencuar dhe pa leje të cilët e blejnë grurin për 6 deri në 7 denarë.

Nikollovski, sërish, vlerësoi se kanalet për ujitje dhe kullim të sipërfaqeve bujqësore nuk janë pastruar. Bujqit ankohen, tha, se ajo ua vështirëson punën dhe gjithashtu u shkakton dëme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button