“Drejtësia”, Nuland: Deputetët që s’e votojnë përgjegjësi individuale

Victoria-NulandNdërsa ditën e nesërme pritet votimi në seancë parlamentare, ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland u bën thirrje edhe një herë palëve politike në Shqipëri të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen dhe të votojnë në 21 korrik propozimin e mbështetur prej saj për reformën në drejtësi.

E pyetur nga televizioni ‘Klan’ lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar para këtij votimi, ndihmës sekretarja shprehet se Shtetet e Bashkuara dhe ajo personalisht kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare.

Nuland deklaron se Shqipërisë i duhet kjo reformë dhe u bën thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që ajo përkrahu gjatë vizitës së fundit në Tiranë.

Më tej në reagimin e zonjës Nuland thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid. Sipas saj, nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91% e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button