Meta bisedon në telefon me komisionerin Hahn, optimist për reformën në drejtësi

Kur kanë mbetur dy ditë nga dita e miratimit të reformës në drejtësi, në këtë proces është angazhuar edhe komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn.

Në një reagim të mbrëmjes së kësaj të marte, 19 qershor, ai në Twitter, ka deklaruar se reforma në drejtësi në Shqipëri duhet të miratohet tani.

Hahn: Reformës gjyqësore në Shqipëri i duhet kurojo, dhe ajo duhet t’i jepet tani.

Me zt.Hahn ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili e ka informuar

paketës kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë, Kryetari i Kuvendit Meta e informoi atë mbi takimin e djeshëm në Kryesinë e Kuvendit mes Kryetarëve të partive kryesore politike në vend dhe vuri në dukje se fryma konstruktive dhe progresi thelbësor i arritur gjatë bisedimeve në tryezën politike duhet përshëndetur pozitivisht nga të gjithë palët.

Kryetari i Kuvendit  theksoi gjatë bisedës telefonike me Komisionerin se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, do të bëjë gjithçka për të ruajtur frymën konsensuale e konstruktive për miratimin e paketës kushtetuese të enjten në seancë plenare, në interes të ruajtjes së stabilitetit politik të vendit dhe integrimit evropian të tij, si dhe në shërbim të suksesit të fazës së ardhshme të zbatimit të kësaj reforme të rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

/Ora News/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button