Drogba: Ky futbollist e meriton Topin e Artë

Sulmuesi i njohur nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, e ka vizituar skuadrën e Real Madridit në Kanadë.

“Los Blancos” po qëndrojnë në Montreal, qytet në të cilin luan Drogba, për ekipin Montreal Impact.

Dhe, ish sulmuesi i Chelseas e ka shfrytëzuar rastin për t’i thurur lavde yllit të Realit, Cristiano Ronaldo, për të cilin mendon se duhet ta fitojë Topin e Artë.

“Kam luajtur kundër Cristianos në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2008 të cilën e fitoi Manchester Unitedi. Është një lider i vërtëtë dhe e meriton Topin e Artë për punën e madhe që e ka bërë sit e Real Madridi ashtu edhe te Portugalia”, deklaroi Drogba, përcjell Lajmi.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button