Zhbogar, ambasador i ri i BE-së në Maqedoni

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe përfaqësuesi i tanishëm special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar do të jetë shefi i ri i delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë, transmeton Portalb.

Edhe pse nga Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme ende nuk duan zyrtarisht ta konfirmojnë, sepse po përgatitet kumtesë në të cilën do t’i deklarojnë të gjithë 15 ambasadorët e BE-së në vendet e Ballkanit dhe në rajonin më gjerë, megjithatë, sipas informatave të MIA-s, që prej javës së kaluar Zhbogar ka kaluar me sukses në dëgjimin përpara Komitetit për Punë të jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian dhe ka fituar leje që nga 1 shtatori ta merr funksionin e ambasadorit të BE-së në Maqedoni, gjegjësisht ta zë vendin e Aivo Oravit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button