Vlahutin-Fleckenstein takojnë Bashën pas bisedimeve me Ramën e Metën

Eurodeputeti Fleckenstein dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike për t’u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi me Bashën vjen pas takimeve që Vlahutin dhe Flekcenstein patën më herët me Ramën dhe me Metën. Në takim diskutohet për reformën në drejtësi, pas propozimit të Metës për një takim Rama-Basha-Meta-Lu-Vlahutin për t’i dhënë zgjidhje ngërçit për reformën në drejtësi.

Ditën e enjte është parashikuar votimi në Parlament i draftit me ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që ende nuk ka një marrëveshje mes palëve politike. Deri tani, të gjithë kanë shprehur gatishmërinë për propozimin e Metës për t’u takuar ditën e sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button