Poetët Tetovarë të ulur bashkë në tavolinë me tetovarët

Me rastin e manifestimit të kulturës tetovare, në evenimentin tash më të njohur për Tetovarët Çaj Bahçe. Ky vend, spontanisht u ngritë si vend takim dhe vend i vetëm për freskim  në qytet. Këtë vend si duket e hetuan poetët e klubit OAENIUM, në krye me z. Ejup Ajdini, Daim Ilazi Rami, Kamberi etj. Pikërisht ky vendim u tregua i suksesshëm sepse u realizua dëshira e poetëve që të afrohen ,dhe të jenë ulur në një tavolinë me qytetarët artdashës së fjalës së shkruar.

Edhe kënaqësia e qytetarëve tetovarë ishte emocionuese të cilën e shprehnin me duartrokitjet frenetike. Duke e ditur se ka mungesë të takimeve të tilla, dhe të vetmet manifestime në Tetovë momentalisht janë dasmat. Qytetarët Tetovarë meritojnë më shumë. Dikur Tetova ka qenë djepi i artit po se di se ç’patëm. Qenësore është të ceket si risi se në këtë mbrëmje poetike Poetët I motivonin edhe të tjerët të cilët posedojnë afinitete krijuese që të dalën në skenë ti lexojnë poezitë e tyre, d.m.th se vetë poetët dëshirojnë me përkushtim të zhvillohet forca e fjalës së shkruar, duke mos ju tutë konkurrencës, eh kjo I bën të mëdhenj poetët Tetovarë se nuk posedojnë xhelozi ndaj krijuesve të rinj, por i nxitin.

Kënaqësi tjetër e kësaj nate  ishte edhe promovimi i dy titujve nga autorët e spikatur.

Behare Neziri me librin e Poezive “NË LULISHTEN E DASHURISË”, dhe tash më të njohurin Eroll Velija me librin e romancave “TË DUA E PANJOHUR”. Vepra të cilat duhet të lexohen sepse në vete ngërthejnë vlera specifike të fjalës së shkruar, dhe e ngrisin fuqinë oratorike të lexuesit.

Respekti është i madh për të nderuarën poete Behare Neziri, e cila ka sakrifuar kohë nga jeta e sajë familjare, me angazhime në ngritjen e fëmijëve dhe me dëshirë për ngritjen e shoqërisë, duke na dhuruar botime ekstravagante. Kjo na dëshmon se gruaja shqiptare nëpër shekuj ka dhënë kontribut, si e ka kërkuar nevoja, sot nuk kemi nevojë për ngritje kulturore. Shote Galicat janë akoma në mesin tonë me armët të cilat i kërkon koha.

Nuk duhet të harrohet edhe përkushtimi i kryetares së Komunës së Tetovës z.Teuta Arifi e cila në mënyrën e vetë e organizoi Verën e kulturës së Tetovës. Vitin e kaluar kur isha kryetar i Shoqatës Zgjate Dorën e kam dekoruar me plaketë falënderimi ,për ngritjen e kulturës në Tetovë.

Me siguri tradita organizative do të vazhdoje dhe të mos ndalet kurrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button