Ja me kë do e ndërronte Norën Roberti (Video)

Vetëm në 60 sekonda, muzikanti i njohur dhe bashkëshorti i Nora Istrefit, Robert Berisha, ka treguar më shumë për marrëdhënien e tij me këngëtaren.

Mes pyetjeve, Roberti tregon se nuk është ndarë asnjëherë me Norën, edhe pse debatojnë shpesh për gjëra që nuk shkojnë mirë.

Po ashtu, ai tregon se ka pasur shumë histori me femra në jetën e tij, por Norën nuk e ka tradhtuar asnjëherë. Megjithatë, ajo që çudit më shumë është se do ta falte tradhtinë: “Po, ai që fal është i madh”, – iu përgjigj Roberti pyetjes nëse do e falte tradhtinë.

Por nëse do i duhej ta ndërronte Norën me ndonjë personazh publik, ai thotë me ironi: “Me Sabri Fejzullahun.”

Siç dihet, Roberti dhe Sabriu kanë bashkëpunuar për shumë vite bashkë dhe vetëm disa muaj më parë janë ndarë për t’u marrë secili me projektet e veta single.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button