fbpx

Kujtuan se jemi në periudhën para Erdoganit

Grusht shteti në Turqi që dështoi ishte gëzim për muslimanët e tërë botës duke i përfshirë edhe muslimanët shqiptar. Nuk pretendon askush se i njeh rrjedhat ndërkombëtare aq mirë sa të thotë fjalën e fundit për këtë lloj grusht shteti dhe grusht shtetet tjera, por në kësi raste njerëzit priren t`i besojnë deklaratave zyrtare të institucioneve kompetente të shtetit ku realizohet grusht shteti. Efektet negative nga një grusht shtet në një shtet fqinj, e sidomos shtet strategjik për shtetin dhe kombin tonë janë të ndjeshme edhe për ne.

Këtë gjë duhet ta kuptojnë njëherë e mirë të gjithë ata që bëjnë paralele midis diktatorit të vogël, Nikolla Gruevski me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Këtë lloj ndjeshmërie muslimanët shqiptar në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri e kanë ndjerë në periudhën para Erdoganit kur i cenohej edhe liria e shprehjes dhe e shtypit në opinionin shqiptar e maqedonas. Bota sillej rreth të tjerëve, ndërsa shqiptarët musliman trajtoheshin të kategorisë së gjashtëmbëdhjetë, një lloj nënvleftësimi dhe nënçmimi mediatik i përmasave kombëtare dhe rajonale. Gjithmonë kur tentohej që të përcillej zëri i ndërgjegjes dhe vetëdijes së muslimanëve shqiptar i njëjti censurohej, nuk lejohej që të depërtonte jashtë katër mureve të dhomës dhe në këtë mënyrë muslimanët shqiptar margjinalizoheshin.

Kjo tendencë margjinalizimi ekziston edhe sot e kësaj dite nga mediet e shkruara, elektronike dhe ato në televizion, ku po keqcitohen muslimanët, po keqinterpretohet veprimtaria e tyre dhe po përballen me një përbaltje ideologjike dhe fetare. Rasti i fundit me grusht shtetin në Turqi nxjerri në pah kulmin e inferioritetit të medieve dhe shtypit shqiptar të cilët aspak nuk hezituan që t`i fryjnë zjarrit dhe propagandës së egër anti islame dhe anti turke. Ajo që nuk e kanë të qartë këto njerëz dhe këto medie është ajo se tani jemi në periudhën kur në pushtet është Erdogani dhe liderët tanë politik shqiptar garonin njëri me tjetrin se si të fotografohen me të. Për shkak të këtij karshillëku në fotografi, muslimanët shqiptar mund të veprojnë dhe frymojnë lirshëm në korniza të një zëri alternativ, i cili sado qoftë i vogël është prezent në opinionbërjen shqiptare.

Laicizmi ka nxjerr mënyra tjera të diskriminimit dhe vazhdimit të margjinalizimit të shqiptarëve musliman në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, duke i lidhur të njëjtit me organizata terroriste si ISIS që nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin dhe duke i burgosur të njëjtit, pa faj e pa gjyq. Si rezultat i kësaj lufte, shtetet laike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni i kanë shpallur luftë të hapur muslimanëve shqiptar, atë që e kërkonte moti kohë Kastriot Myftaraj dhe bashkëmendimtarët e tij, duke i futur në burg pa asnjë faj, me qëllimin e vetëm që të frikësohen ato dhe të mos janë prezent në opinionbërjen shqiptare. Sikur të kishin synim ndalimin e shkuarjes së të rinjve në Siri dhe Irak, me siguri se këtë gjë do ta ndalonin përmes mënyrave të ndryshme, duke i parandaluar para së të shkonin dhe penguar forcimin e një organizate terroriste e cila nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin. Por, sot fatkeqësisht muslimanët shqiptar kanë frikë edhe t`i gëzohen një dështimi të grusht shteti ndaj një lideri musliman që ia ktheu dinjitetin dhe krenarinë atyre. Ai është një mur mbrojtës nga zhbërja dhe lufta totale të cilën ia ka shpallur shteti laik në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.

Sipas opinionit dhe politikës laike është e dënueshme me ligj vetëm të mendosh për muslimanët në Siri e Irak, e të mos flasim edhe të marrësh pjesë atje, ndërsa inkurajohen thirrjet për çrregullime në shtetet fqinje, si thirrja e shefit të portalit Ekspress, Berat Buzhala, i cili përmes profilit të tij në Facebook bëri thirrje direkte për bashkim në radhët e ushtrisë dhe puçistëve në Turqi. Këtyre shushunjave shqiptare që bëjnë thirrje direkte për zhdukjen e shqiptarëve musliman i pengon fitorja e Erdoganit, një partie pro islame në Turqi, e moderuar, fitorja e Vëllazërisë Muslimane në Egjipt, fitorja e Hamasit në Palestinë, me të vetmin qëllim, se në këtë mënyrë, muslimanët shqiptar ndjehen të sigurt në atdheun e tyre laik. Atyre i pengon siguria e muslimanëve që ia afron forca e këtyre njerëzve që vet ekzistenca e tyre është dobi për njerëzimin.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk është e vërtetë se është gëzim për shqiptarët sepse shqiptarët dhe pakicat tjera tash do ta hanë dajakun nga diktatura që do ta shpallë veten kalif që është më shumë se papa në botën krishtere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close