Konfirmohen tre raste të sëmundjes gungore të lëkurës në rrethin e Dibrës

Në komunën e Dibrës dhe në Qendrën Zhupa janë konfirmuar tre raste të lopëve të sëmura nga sëmundja gungore e lëkurës, ndërsa për një rast akoma nuk ka konfirmim.

Rastet e konfirmuara janë nga një në fshatrat Xhepishtë dhe Kosovrasti i Epërm, komuna Dibër, ndërsa rasti i tretë është në fshatin Gorenci, komuna Qendra Zhupa.

Tre gjedhet janë asgjësuar. Këtë e ka konfirmuar veterineri Maksud Kërliu, veteriner amë sipas të cilit nuk ka vend për panik, sepse gjedhët janë të imunizuara me vaksinë përkatëse.

Në dy komunat, sipas kompetentëve ka rreth 2.700 gjedhë dhe pothuajse njëqind për qind është realizuar vaksinimi kundër sëmundjes gungore të lëkurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button