Deralla: Kërcënimet nëpër rrjetet sociale janë të inkurajuara nga pushteti!

Para protestave të Revolucionit të Larmë kundër eurobondit të ri prej 650 milionë euro, kur forcat speciale policore me dhunë tentuan ta pamundësojnë qasjen e demonstruesve  deri te Ministria për Financa, një nga përfaqësuesit e MPB, shpalli status në Fejsbuk profilin e tij: “Unë rrihja në mënyrë gjakësore, më mbaj mend mirë, mos më harroni, përsëri do të ju rrahi, për mbrojtjen e atdheut, jemi të gatshëm të shkelim edhe me tanke”.

Kryetari i CIVIL- Qendrës për liri Xhabir Deralla, nga disa media ishte i pyetur për qëndrimin e tij në lidhje me kërcënime të këtij lloji.

ghj

“Deklarata të këtij lloji nëpër rrjetet, nëse vërtetohet se bëhet fjalë për Fejsbuk postim autentik, në fakt, janë  tregues të  gjendjeve dhe sjelljes së pushtetit ndaj qytetareve dhe qytetarëve për sigurinë e të cilëve ky njeri është betuar se do të kujdeset dhe i cili merr rrogë nga të njëjtit ata qytetare dhe qytetarë. Përveç se kërcënohet dhe e shkel ligjin, me vetë kërcënimin për dhunë, ai pranon se veç më ka kryer vepër penale. Mirëpo, kjo, sipas meje, është sjellje e inkurajuar pikërisht nga pushteti. Lideri i partisë qeverisëse,  vite me radhë mban fjalime me kërcënime dhe urrejtje, dhe me këtë, drejtpërdrejtë nxit dhunë dhe sjellje të dhunshme”, deklaroi Deralla.

Paraprakisht, me kumtesë, CIVIL gjykoi përdorimin e dhunës nga forcat speciale të MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button