Fantazmagori gazetareske në një natë vere

[Recension: Me teatër të Shekspirit në sheshin Maqedonia do të mbulohet faza e re kundër Gruevskit]

Në preambulën e Kodit të gazetarëve janë përfshirë disa parime që e përcaktojnë kornizën e gjerë ku duhet të kryhen detyrat gazetareske dhe të cilat garantojnë profesionalizëm të lartë dhe drejtësi etike. Njëri nga ato parime është:

“Roli i gazetarëve është transmetimi i informatave, ideve dhe i mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.”

Këtë parim e theksojmë në fillim të këtij recensioni, për shkak se ai ka lidhje të drejtpërdrejtë me nenin 5 të Kodit të gazetarëve, i cili në fokusin e vëmendjes së gazetarëve e vendos interesin publik. Ai thotë:

“Gazetari do t’i respektojë ligjet e shtetit, mirëpo nuk do të publikojë e as nuk do të fshehë diçka që është në kundërshtim me interesin publik.”

07112016 Dnevnik-Miirka-ShekspiLinku deri te artikulli origjinal: Me teatër të Shekspirit në sheshin Maqedonia do të mbulohet faza e re kundër Gruevskit

Data dhe koha e publikimit: 10.07.2016, 23:52

Data e recensionit: 11.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

TEZA JASHTËZAKONISHT SHQETËSUESE

Këtë lidhje, ndërmjet interesit publik sipas nenit 5 të Kodit dhe parimit të ndershmërisë dhe objektivitetit nga parimi i preambulës, e vendojmë në kontekst t pohimit në tekstin e recensuar se redaksia e medies që e publikon këtë përmbajtje disponon me “dokumentacion të madh” me të cilin mund t’i konfirmojë tezat jashtëzakonisht shqetësuese – se vendi nuk ka kontroll mbi ngjarjet që ndodhin si pjesë e krizës politike dhe se kjo krizë është nën kontrollin e “forcave të huaja”.

Nenin 5 i Kodit thotë se gazetari nuk do të fshehë asgjë që është në kundërshtim me interesin publik. Në këtë rast, është e pritshme që për pohime aq serioze në një përmbajtje mediatike, të gjitha njohuritë dhe dëshmitë për to, në përputhje me interesin publik, t’u dorëzohen institucioneve. Ose, të udhëhequr nga standardet e gazetarisë hulumtuese, të publikohen në tërësi dhe të mbështeten me argumente dhe me dëshmi për burimet e këtij dokumetacioni.

Nëse kjo mungon në një tekst gazetaresk, e në këtë rast – mungon, atëherë mbeten dyshimet e fuqishme se përmbajtja mediatike është spekulim dhe sajesë.

Hapi i ardhshëm që është problematik, e që rezulton nga materiali që nuk mund të dëshmohet, është anshmëria, animi politik. Kjo është në kundërshtim me nenin 14 të Kodit, i cili parasheh raportim të, si dhe distancë profesionale prej subjekteve politike.

KUR HUMBET DISTANCA, VJEN DERI TE TEPRIMI

E kur mungon kjo distancë politike, atëherë përgjigja në përmbajtjet e këtilla mediatike fiton dimensione të teprimit sa i përket kualifikimeve të kundërshtarëve politikë dhe lexoni epitete si “terroristë”, “kuislingë”, “të ndyrë”, “të korruptuar”, “kriminelë”…

Në anën e kundërt të protagonistëve të “operacionit mashtrues”, siç shkruan në tekst, janë personazhet “e pastra”, “të pagabueshme” nga pushteti.

Kjo pozitë gazetareske, përveç që është përplot me komente të integruara në tekst – edhe në lidhje me të parët edhe në lidhje me të dytët – që e vë në pikëpyetje parimin për supozimin e pavarësisë, që poashtu është në kundërshtim me Kodin (neni 8).

Dhe në fund, mirëpo jo më pak e rëndësishme, është të theksohet se për shkak të të gjitha këtyre dobësive të veçanta, vihet në pikëpyetje i gjithë konstruksioni, gjegjësisht, përpjekja që një operacion i ndërlikuar të përshkruhet pa asnjë burim. Në gjithë këtë fantazmagori, ka vend edhe për Shekspirin, i cili, paramendoni, ka vend kyç në rrëzimin e Qeverisë së Maqedonisë. Edhe atë vetëm për faktin se këtë vit e gjithë bota e feston jubileun e 400-vjetorit të vdekjes së këtij shkrimtari të dramave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button