Sulme ajrore në Idlib dhe Halep, 28 të vrarë

Forcat ajrore ruse dhe ato të regjimit të Asadit në Siri kanë kryer disa sulme ajrore në Idlib dhe Halep, ku si pasojë e tyre të paktën 28 persona kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarë të mbrojtjes civile thuhet se si pasojë e një sulmi të një avioni rus në një treg karburantesh në Idlib, të paktën 18 persona kanë humbur jetën. Burimet thanë se avionët rusë kanë sulmuar edhe ekipet e mbrojtjes civile dhe civilët që ndodheshin në vendngjarje pas sulmit të parë.

Zyrtarët thanë gjithashtu se avionët e regjimit të Asadit kanë sulmuar një treg në Halep, ku si pasojë të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe një numër i madh civilësh kanë mbetur të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button