Tekst i mbjellur shtrembët, e madje dhe plagjiat

[Recension: Plenumi studentor dezinformon – nuk do të ketë mbledhje të Senatit]

Tekst i mbjellët shtrembët: përveç asaj që është tepër problematik në aspekt përmbajtësor, por edhe është e qartë 100 për qind se është i huazuar, mirëpo kjo nuk është theksuar askund. Domethënë, është plagjiat.

11111Linku deri te artikulli origjinal: Plenumi studentor dezinformon – nuk do të ketë mbledhje të Senatit

 Data dhe koha e publikimit: 05.07.2016 21:18

 Data e recensionit: 08.07.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

ЕDHE SPIN PARTIAK, EDHE “PUNIM” PLAGJIATURË

Thamë, kemi punë me material me dy probleme kyçe: përmbajtësor dhe të plagjiaturës. Mirëpo,  të fillojmë me radhë…

Përsëri kemi rast të shënimit dhe të ndarjes së kualifikimeve. Me këtë rast, gjithsesi, respektohet “parimi i mosargumentimit”. Thuhet se “Plenumi studentor” është “dorë e zgjatur” e LSDM-së, që është një tezi interesante e konspiracionit, mirëpo fare e pambështetur. Formulimi “vlen në publik” аbsolutisht nuk është alibi për ta mbështetur formulimin e tillë joadekuat, për shkak se edhe është keqpërdorim i publikut të vërtetë, për shkak se nuk ka burim nga publiku, gjegjësisht qytetarët, edhe është përpjekje për t’i dhënë ngjyrim politik aktiviteteve të plenumit. Normalisht, materiali udhëhiqet sipas “vijës së rezistencës më të vogël” – nëse nuk është me pushtetin, atëherë subjekti, gjithmonë duhet të jetë me opozitën, që është relativizim thelbësor i termit aktivizëm qytetar.

“Anëtarët e plenumit dhe një pjesë e medieve opozitare sot dolën me spekulime se shqyrtimi i ngjarjeve që ndodhën gjatë zgjedhjeve studentore do të jetë njëra nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme të jashtëzakonshme të Senatit të universitetit”.

“Megjithatë, spekulimet e këtilla janë krejtësisht të pasakta, për shkak se sipas informatave që i morëm nga Senati, për nesër nuk është caktuar asnjë mbledhje, por thjesht bëhet fjalë për dezinformata që i përhap i ashtuquajturi Plenum”.

“Me spekulimet e këtilla të pavërteta, Plenumi studentor, i cili është i motivuar politkisht përpiqet të fusë panik, duke u shërbyer me shpifje. Pikërisht të ashtuquajturit plenumas u përpoqën ta prishin votimin për zgjedhjen e liderit të ri studentor të enjten e kaluar nëpërmjet presioneve dhe obstruksioneve të ndryshme”.

ËSHTË PËRGATITUR NJË ARTIKULL MONSTRUOZ

Po, nëse dikush plason dezinformatë, kjo gjithsesi, duhet të theksohet, mirëpo jo duke përgatitur një artikull monstruoz përplot me akuza, kryqëzime mediatike dhe me përsëritje të informatave të pavërteta për ngjarjet me zgjedhjen e udhëheqësisë së re të PSUKM-së.

“Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur” – neni 1 i Kodit të gazetarëve.

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit” – nеni 13 i Kodit të gazetarëve.

Aq për pjesën përmbajtësore. Tani pak për “origjinalitetin”. Të jemi të sinqertë, nuk ekziston fare, ky artikull është produkt i pastër “copy-paste”, prej А deri në ZH edhe atë i marrë nga portali kryesor mediatik proqeveritar, së bashku me titullin. Shiheni vetëm, ndryshe është vetëm fotografia që është përdorur për ilustrim:

” Plenumi studentor dezinformon – nuk do të ketë mbledhje të Senatit” – Kurir (05.07.2016, 21:18)

Për shkak se askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për tekst të huazuar, atëherë edhe vendimi duhet të jetë i rreptë. Plagjiaturë!

“Plagjiatuara është e palejueshme. Citatet nuk duhet të shfrytëzohen pa e theksuar burimin ose autorin” – neni 12 i Kodit të gazetarëve.

Për shkak të mangësive të theksuara, me siguri nuk do të jetë shumë e rreptë nëse themi se ky tekst është “vepër kriminale” prej tekstit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button