Skuadra e njohur nga Serie A kërkon Sadikun

Sampdoria është skuadra e radhës që ka shfaqur interesim për Armando Sadikun.

Për sulmuesin shqiptar tashmë interesim ka shprehur edhe Sampdoria, që është në kërkim të një sulmuesi tash e sa kohë, transmeton Supersport.al.

Gjithsesi, mediat italiane nuk japin më shumë detaje për këtë lëvizje të mundshme, që do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në karrierë për 25-vjeçarin.

Problem për kalimin në Serinë A mbetet Zyrihu, që zotëron kartonin e tij. Presidenti i skuadrës zvicërane, Ancillo Capena, i ka vënë një cmim të shtrenjtë futbollistit shqiptar, pasi synon të arkëtojë sa më shumë para falë paraqitjes së tij të mirë në Europian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button