SHBA, në protestat kundër dhunës arrestohen mbi 80 persona

Në demonstratat e organizuara kundër dhunës së policisë dhe kundër racizmit në New York të SHBA-ve janë marrë në shoqërim policor më shumë se 80 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qytetet New York dhe Rochester të shtetit New York, u organizua protestë kundër dhunës së policisë dhe kundër racizmit me mijëra pjesëmarrës.

Demonstratat të cilat u organizuan në shumë rajone të New York-ut pavarësisht reshjeve të shiut vazhduan deri në orët e vona të ditës.

Në protestat e organizuara në New York kishte slogane si: “Jeta e njerëzve me ngjyrë është e rëndësishme”, “Jo policit racist”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” dhe “Duart lartë, mos hap zjarr”, u shoqëruan rreth 15 persona.

– Në shoqërim policor janë marrë edhe 2 gazetarë me ngjyrë

Ndërsa edhe në protestat në Rochester u arrestuan 74 persona, në mesin e të cilëve edhe dy gazetarë me ngjyrë të cilët punojnë për kanalin lokal të televizionit ABC, Carlet Cleare dhe Justin Carter.

Nga ana tjetër aktivisti i të drejtave civile dhe kryetari i Rrjetit Kombëtar për Veprim (National Action Network) prifti me ngjyrë Al Sharpton, në fjalimin e tij javor në Shtëpinë e Drejtësisë në Harlem tha se vrasja e 5 policëve në Dallas është e “tmerrshme dhe e poshtër”.

“Edhe policët e këqinj duhet të hetohen për shkak të vrasjes së njerëzve të pafajshëm”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button